Irani ka goditur Izraelin me raketa Kheibar

Irani për herë të parë në histori raportohet se e ka goditur Izraelin me raketat Kheibar.

Kështu ka raportuar agjencia e lajmeve iraniane Mehr, duke publikuar edhe një video të lëshimit të një prej raketave.

Goditjet raketore iraniane në Tel Aviv dhe qytete të tjera izraelite, kanë shkaktuar dëme shumë të mëdha dhe përfshirja e Kheibar-ve është e mundur.

Kheibar janë një seri raketash balistike me rreze të mesme veprimi të zhvilluara nga kompania shtetërore iraniane e mbrojtjes Aerospace Industries Organization (AIO).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *