Plagoset rëndë edh një oficer i njësisë Maglan
Katër ushtarë izraelitë janë vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur sot në mëngjes në një shpërthim në një ndërtesë në lagjen Bani Suheila të Khan Younis, në jug të Gazës, raportoi “Times of Israel”, duke cituar ushtrinë izraelite.
“Ndërtesa ishte e mbushur me kurthe eksploduese dhe shpërthimi shkaktoi shembjen e strukturës mbi ushtarët”, u citua të ketë thënë ushtria.
Ushtria identifikoi dy nga ushtarët e vrarë si Rreshter Major (rezervist) Chen Gross, 33 vjeç, i njësisë komando “Maglan”, dhe Rreshter Yoav Raver, 19 vjeç, i njësisë së inxhinierisë luftarake “Yahalom”.
Emrat e dy ushtarëve të tjerë do të publikohen më vonë, shtoi ajo.