Vazhdon ‘Champion-si’, Newcastle-Barça

Pas emocioneve të dy netëve të para, sonte zhvillohen gjashtë ndeshjet e fundit të këtij rrethi në Ligën e Kampionëve.

Edhe mbrëmja e sonte pritet të prodhojë duele dramatike.

Padyshim se sfida kryesore është përballja mes Newcastle dhe Barcelonës.

Nga ora 18:45, në fushë kanë zbritur: Club Brugge – Monaco dhe Copenhagen – Bayer Leverkusen.

Ndërsa nga ora 21:00, zhvillohen katër duelet tjera, ku përballen Manchester City, Newcastle United – Barcelona, Eintracht Frankfurt – Galatasaray dhe  Sporting Lisbona – Kairat Almaty.

Me këto përballje, kompletohet xhiroja e parë e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, garë që këtë vit pritet të ofrojë spektakël të vërtetë futbollistik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *