Ukraina ka një dron të ri kamikaz me një rreze veprimi deri në 1,600 km – për të sfiduar Rusinë

Ukraina ka prezantuar dronin e saj të ri kamikaz FP-1, një mjet fluturues pa pilot (UAV) me rreze të gjatë.

Sipas raportimeve, përcjell Telegrafi, ai është i aftë për të goditur objektiva deri në 1,600 km largësi me një “kokë luftarake” prej 120 kg.

I ekspozuar në një ekspozitë në Kiev, droni dallohet për sistemin e nisjes me përforcues raketor, duke hequr nevojën për pajisje uljeje dhe mundësuar përdorim më fleksibël.

Zbulimi vjen pas sulmeve me dronë ukrainas në Moskë, të cilat çuan në mbylljen e përkohshme të katër aeroporteve kryesore, ndërsa Rusia përgatitet për paradën e Ditës së Fitores më 9 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *