Me Shaqir Fetain në krye të BFI-së, post ky i garantuar nga struktura të caktuara (të dyshimta) të BDI-së, kjo Parti për herë të parë, që nga formimi, pësoi humbje spektakulare. Në njësinë zgjedhore 1, humbi dy deputetë, ndërsa në Njësinë zgjedhore 6 (prej nga vjen Shaqir Fetai), ndonëse si FRONT, mezi ia doli të barazojë me opozitën shqiptare
Nga Mahir Rexhepi
Dihet fort mirë se Shaqir Fetai erdhi në krye të BFI-së si zgjedhje e imponuar nga ana e shërbimeve intelegjente të kontrolluar nga LSDM-ja, ndërsa BDI-ja mjaftoi me faktin që për herë të parë ky subjekt politik po interesohej për një shqiptar në krye të BFI-së
Shumë shpejt këtë marifet e kuptoi lideri i BDI-së, z. Ali Ahmeti! Sidomos e kuptoi në zgjedhjet e parafundit kur në vetë katundin e Shaqir Fetait, në Çegran, doli puna që BDI humbi shumë keq! Jo rastësisht strukturat intelegjente si dhe ata të LSDM-së Shaqir Fetain e impononin si “zgjedhje” të Ali Ahmetit dhe, jo rastësisht do të punohet fort që pikërisht në Çegran të humbë Ali Ahmeti! Pra, t’i bëhet me dije se “njerëzit e tu” nuk duhen nga popullata shqiptare.
Së këndejmi, jo një herë Ali Ahmeti kishte thënë që në zgjedhjet e fundit lokale nuk dëshiron të shkojë me Shaqir Fetain në krye të BFI-së, dhe se sa më parë duhet të shporret nga ai pozicion! Flitet se këtë shqetësim Ali Ahmeti e ka ndarë me shumë njerëz, të cilët edhe më tej ngelin të habitur se si u pajtua që edhe në këto zgjedhje të fundit të shkojë duke mos kërkuar që Shaqir Fetai të largohet një orë e më parë.
Ndërsa, nga ana tjetër, edhe Shaqir Fetai, jo njëherë i bëri karshillëk Ali Ahmetit duke përhapur konstatmin e tij ”Ka BFI, ka BDI”!
Natyrisht, zgjedhjet e fundit e vërtetuan edhe konstatimin e Ali Ahmetit por edhe atë të Shaqir Fetait. Ali Ahmeti, pa mikun e vet të ngushtë, Sulejman Rexhepin, në Njësinë zgjedhore 1, humbi dy deputetë dhe, rrezikon që ta humb edhe Sarajin, bastionin e BDI-së në Shkup! Natyrisht, të përkrahet Shaqir Fetai e të hidhet në pleh Sulejman Rexhepi, këtë nuk e falë elektorati i kësaj zone.
Nga ana tjetër, me Shaqir Fetain në krye të BFI-së, i cili vjen nga Njësia zgjedhore 6, BDI-ja pësoi humbje spektakolare dhe për herë të parë u barazua me numër deputetësh me opozitën shqiptare dhe, ky barazim, s’do mend se duhet të llogaritet si humbje e parikuperueshme, si humbje që thellon edhe më shumë humnerën e humbjeve të radhës.
Pra, si asnjëherë më parë, kësaj radhe të gjithë myftinitë e vendit, 13 myftni sa i ka BFI-ja, ishin shndërruar në shtabe zgjedhore të BDI-së, madje edhe infrastruktura tjetër e BFI-së (makinat, paratë, objektet, kuadri teologjik) ishin në shërbim të BDI-së, ndërsa, BDI (si parti, jo si FRONT) pësoi humbjen më të madhe që kur u formua si parti politike.
Më në fund, edhe vetë Ali Ahmeti u bind në atë që po e mendonte dhe po e thoshte tinëz – Me Shaqir Fetain në krye të BFI-së nuk shkohet në zgjedhje, sepse, dështimin e ke të sigurtë. Ky është një shembull për të gjithë ata që lejojnë të fërkohen me ‘‘faktorë’’ që t’i imponon shërbimi intelegjent, aq më tepër nëse paluhatshëm thua dhe pretendon se je subjekt kombëtar!