Plani i raportuar i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të ripushtuar Gazën do të ishte “jashtëzakonisht shqetësues” dhe mund të rrezikojë jetët e më shumë palestinezëve, si dhe të pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi, ka deklaruar një zyrtar i Kombeve të Bashkuara.
Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Miroslav Jença, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mërkurën se, sipas ligjit ndërkombëtar, Gaza “është dhe duhet të mbetet një pjesë integrale e një shteti të ardhshëm palestinez”, raporton BBC.
Jença përsëriti thirrjen për një armëpushim dhe për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjitha pengjeve.
Ai shtoi se palestinezët në Gaza përballen me kushte “të mjerueshme” dhe “çnjerëzore”, dhe i bëri thirrje Izraelit të lejojë menjëherë dhe pa pengesa kalimin e ndihmave të mjaftueshme humanitare.