Raportuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Palestinën, Francesca Albanese, i ka bërë thirrje UEFA-s që të përjashtojë Izraelin nga garat pas vdekjes së legjendës palestineze të futbollit Suleiman Al-Obeid, i njohur me nofkën “Peleja palestinez”, në një sulm izraelit.
Duke etiketuar UEFA-n dhe duke iu referuar postimit të organit evropian të futbollit në lidhje me vdekjen e Al-Obeidit, Albanese ka shkruar në X: “UEFA, është koha për të përjashtuar vrasësit (e Al-Obeidit) nga garat. Le ta pastrojmë sportin tonë nga aparteidi dhe gjenocidi”.
Pele i Palestinës vritet në sulmin izraelit
Ish-lojtari i ekipit kombëtar palestinez Suleiman Al-Obeid u vra në një sulm izraelit në Gaza të mërkurën./TrtBalkan.