Nekrologjia është përkujtim i shkurtër që botohet në shtyp e në rrjetet sociale për njeri që sapo ka vdekur! Kur nekrologjia shkruhet nga një kokë që mund të jetë burrshtetas, intelektual i latë, akademik, person me taban të moralit e të dinjitetit, kjo flet se i ndjeri ka qenë shumë i respektuar në shoqëri, por kur ajo shkruhet prej munafikëve, prej frikacakëve, prej të pandershmëve, si puna e Shaqir Fetait – çka fletë kjo?
Nga Mahir Rexhepi
Shaqir Fetai e ka në gjak nekrologjinë. Mbase e sheh si shansin e fundit kur do t’i “shëndritet” sado pak fytyra e përlyeme! Shaqir Fetai shkruan vetëm për ata që i ka qejf ai, pavarësisht personit për kë shkruan, si dhe për ata të cilët kurrë nuk kanë dëgjuar dhe nuk dinë gjë për Shaqir Fetain! Pse e bën këtë?
E para, sa për ta bindur “botën” se ky paska pasur shumë miq të cilët i përkujton edhe në çastin e vdekjes së tyre dhe, e dyta, si arsye kryesore, mundohet që të krijojë “kulturë” në opinion se, kështu siç shkruan ai për të tjerët, kështu duhet të shkruhet edhe për Shaqir Fetain, pra, nekrologji vetëm me fjalë sa më të mira e më të ëmbla.
Nekrologjinë e fundit që e shkroi ky farë nekrologu diletant ishte ajo për Hafiz Ismet Spahiqin, dijetar i respektuar nga Bosnjë-Hercegovina. Për këtë personalitet të ndritshëm nekrologu Feti shkrun: “Jetoi si simbol i pastërtisë shpirtërore dhe morale, vepronte në jetë me urtësi dhe maturi, mbillte afêrsi dhe dashuri në mes njerëzve”, dhe e përfundon me “Kështu jetojnë dhe vdesin besimtarë që janë burra që kanë realizuar ate që ia kanë premtuar Zotit.”
Shumë bukur, fjalë shumë të ndjera të nekrologut, përkujtim me pietet. Por, në tërë këtë bukuri ka një gjë të shëmtuar që duhet ta trishtojë Shaqir Fetain? Po supozojmë se vdiq Shaqir Fetai, sepse, të gjithë do të vdesim, pa dyshim, dikush më herët e dikush më vonë! Ata të mëvonshmit do të jenë autorë të nekrologjive tona? Po kush do t’i rrekej të shkruante një nekrologji për Shaqir Fetain? Në fakt, çfarë do të shkruhej për të? Lakejt, që i pati krah të djathtë në këtë jetë, mbase do t’i shkruajnë “sot pushoi së rrahuri zemra e kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, reis-ul-uleme, hafiz Shqir efendi Fetai”, do me thënë, këtu përfundon nekrologjia, sepse, mbushet me një kilometër titull për të cilin Shaqir Fetai në jetë të vet vdiste çdo ditë ngapak!
Çka të vazhohet më tej në nekrologjinë kushtuar Shaqir Fetait? Të thuhet se ishte i ndershëm, mik i shtrenjtë, alim i madh, dijetar i fortë, udheheqës i dashur për të gjithë që erdhi në krye të Institucionit si zgjedhje unanime e myslimanëve të vendit, patriot që i urrente rustë, serbët, UDB-në, që kurrë nuk vodhi ndihma dedikuar hallexhinjëve, i devotshëm që kurrë nuk pranoi ta dëmtojë vakëfin, që kurrë nuk gënjeu, që kurrë nuk mori njeri më qafë, që kurrë nuk pati kundërshtarë dhe që e donin të gjithë… Si të përligjen ato mijëra shkrime që tashmë ia kanë çelikosur profilin prej munafiku Shaqir Fetait! Natyrisht, askush nuk do të pranonte që t’ia lulonte një nekrologji me rrena të këtilla, sepse, as vetë Shaqir Fetai nuk është i bindur se do ta përkujtojë dikush, sepse, askush nuk do të pranonte të konfrontohen me tërë atë masë kritike që ia njohin edhe zorrët në bark Shaqir Fetait.
A e trishton ky fakt Shaqir Fetain? Jo, sepse ai është i bindur se kur ia ka dalur “t’ia hedhë” Zotit, Krijuesit të Gjithësisë, do t’ia dalë që t’i manipulojë edhe njerëzit. Këtë bindje e ka i shkreti dhe, për më tepër, ai ka vendosur që ta jetojë jetën dhe, kur të vdesë, edhe në varr po t’i dh… nuk i bën përshtyje! Me rëndësi është që ai veten ta llogarisë si shumë të mirë, pa të tjerët le të mendojnë çfarë të duan!