Në oborrin e Gjykatës në Suharekë, një person godet tjetrin me mjet të fortë

Një person dyshohet se ka sulmuar me mjet të fortë një tjetër në oborrin e Gjykatës në Suharekë.

Rasti ka ndodhur mes personave që ishin në një seancë gjyqësore.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot, më datë 18.06.2025, në orët e paradites, ndërsa ishin duke pritur në oborrin e Gjykatës në Suharekë, një person ka sulmuar një person tjetër me një mjet të fortë. Të dy personat ishin palë në një seancë gjyqësore”, ka pohuar ai.

Ai shtoi tutje se Policia është në vendngjarje dhe është duke hetuar rastin.

Pamjet e sulmit janë publikuar edhe nga Suhareka Online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *