Kosova dhe Shqipëria forcojnë bashkëpunimin për roamingun

Në zyrat e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) u mbajt një takim pune ndërmjet përfaqësuesve të ARKEP dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) nga Shqipëria.

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, njofton se qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi ecurinë e zbatimit të marrëveshjes së roamingut ndërmjet dy vendeve dhe adresimi i disa sfidave të përbashkëta që lidhen me qasjen dhe kualitetin e shërbimeve të komunikimeve elektronike për qytetarët gjatë qëndrimit në roaming.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu për zhvillimet e pritshme në kuadër të procesit për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në regjimin “Roam Like at Home (RLAH)” me Bashkimin Evropian.

Një fokus i veçantë i diskutimeve ishte identifikimi i mundësive për optimizimin e mbulimit në zonat kufitare, veçanërisht gjatë kalimit në segmentin ndërkufitar mes qyteteve Kukës dhe Prizren.

Në takim u trajtuan edhe çështje të tjera me interes të përbashkët në fushën e rregullimit të komunikimeve elektronike, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet dy autoriteteve rregullatore për të siguruar shërbime më cilësore dhe më të përballueshme për qytetarët e të dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *