Forcat izraelite kanë njoftuar se sirenat e alarmit janë aktivizuar në pjesën veriore të vendit, pas një sulmi të ndërmarrë me raketa balistike nga Irani.
Sipas tyre, bëhet fjalë për një breshëri të koordinuar raketash që synojnë territorin izraelit.
Autoritetet izraelite po vlerësojnë situatën në terren dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në hapësirat e sigurta deri në një njoftim të dytë.