Irani sulmon Izraelin me raketa, sulmi më i gjatë që nga fillimi i luftës

Forcat Mbrojtëse Izraelite kanë njoftuar se Irani ka lëshuar raketa drejt Izraelit.

Ushtria izraelite u dha udhëzime banorëve të strehohen në hapësira të mbrojtura.

Bëhet e ditur se krisma të forta u dëgjuan nga raketat që fluturonin mbi Jerusalem, shkruan skynews.

Mediat raportuan se raketat kanë qëlluar me saktësi caqe strategjike në pjesën qendrore dhe jugore të izraelit ku në disa zona ndërpritet energjia elektrike.

Sipas vlerësimeve paraprake, sulmi zgjati pothuajse 40 minuta, duke e bërë atë një nga sulmet më të gjata raketore iraniane që nga fillimi i luftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *