Irani: Shënjestruam një vend ushtarak pranë spitalit

Objektivi kryesor i sulmit me raketa të mëngjesit të sotëm ishte një vend ushtarak pranë spitalit Soroka në Beersheba të Izraelit, jo vetë spitali, thonë mediat shtetërore iraniane.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, sulmi kishte në shënjestër një “shtab të komandës dhe inteligjencës (IDF C4i)” të Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) dhe një kamp inteligjence ushtarake në parkun teknologjik Gav-Yam.

“Spitali ishte i ekspozuar vetëm ndaj valës së shpërthimit dhe nuk pësoi dëme serioze, por infrastruktura ushtarake ishte një objektiv i saktë dhe i drejtpërdrejtë”, thanë ndër tjera iranianët.

Faqja e internetit e parkut të teknologjive të përparuara Gav-Yam Negev thotë se është “ngjitur me kampusin e Universitetit Ben Gurion dhe kampusin e Degës IDF C4i”.

Media izraelite ka raportuar gjithashtu më parë se një kampus i IDF po ndërtohet në këtë vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *