Grupet e armatosura druze thyejnë armëpushimin në Sweida, sulmojnë forcat e sigurisë

Grupet e armatosura kanë sulmuar personel të forcave të sigurisë së brendshme në provincën jugore të Sweida në Siri, duke vrarë një efektiv dhe plagosur të tjerë. Lajmi u raportua nga televizioni shtetëror sirian “Ekhbariya” të dielën, ndërsa u bë e ditur se u goditën edhe disa fshatra të zonës me predha mortajash.

Sipas një burimi sigurie të cituar nga televizioni shtetëror, grupet e armatosura kanë shkelur armëpushimin e arritur më herët në këtë rajon me shumicë druze, ku muajin e kaluar shpërtheu një konflikt i përgjakshëm mes fraksioneve rivale, që la qindra të vdekur.

Përplasjet nisën më 13 korrik midis luftëtarëve fisnorë dhe fraksioneve druze të mbeshtetura nga Izraeli. Forcat qeveritare u dislokuan për të ndalur përshkallëzimin, por ndërkohë Izraeli ndërhyri me sulme ndaj trupave siriane, duke pretenduar se po mbronte komunitetin druz.

Druzet janë një pakicë fetare e ndarë nga Islami dhe e zhvilluar nga kolonializmi, kanë ndjekës në Siri, Liban dhe Izrael.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *