Dy të vërteta

Derisa faktet nuk demantohen me argumente dhe kundërfakte, atëherë ngelin si të vërteta të pamohueshme. Në praktikat gjyqësore e vërteta rezulton ose me dënim meritor ose me shpallje të pafajësisë. Por, a mund të falet spiunimi, tradhëtia, degjenerimi, kriminalizimi dhe shkatërrimi

Nga Merita Sulimani

Është e vërtetë e pamohueshme se, edhe sot e kësaj dite nuk kemi lexuar ndonjë demantim, ndonjë sqarim apo ndonjë kërkim faje publike nga ana e Shaqir Fetait, personit më kontravers në historikun e BFI-së, në raport me letrën e publikuar të Dr. Nexhat ef. Ibrahimit, këtij teologu ndër më të famshmit në radhët e teologëve shqiptar atdhetar.
Do me thënë, letra publike e Nexhat Ibrahimit, e mbushur me shumë fakte e argumente, me shumë rrëfime e storie, me shumë detaje e deklarime autentike, flet për periudhën kur Shaqir Fetai ka qenë spiun i UDB-së me nofkën “ORAO” dhe kur ka qenë i angazhuar ekskluzivisht për ta përcjellë si student i Sarajevës Nexhat Ibrahimin për interesa të oficerit të UDB-së serbe, Stanko Dragoviqit! Pra, ky fakt ngeli si e vërtetë e pamohueshme, ndonëse disa “patriotë” me bateri, të dalë nga po ajo strukturë serbe, e mbështetën në puçin e orgaizuar për ta instaluar Shaqir Fetain në krye të BFI-së. Një shpërblim konkret për “pafajësinë” e Shaqir Fetait nga ana e strukturave të UDB-së!
Tani e vërtetë shumë e madhe është edhe fakti që asnjë nga teologët, bukvalisht, asnjë nga hoxhallarët nuk u solidarizua me Dr. Nexhat Ibrahimin, jo se ka nevojë ky personalitet fetar e kombëtar, me integritet të pacënueshëm, porse, thjesht, për t’ia bërë me dije Shaqir Fetait se, hoxhallarët shqiptarë, asnjëherë nuk kanë bashkëpunuar me spiunët shqiptarë!
Përkundrazi, edhe pas kësaj letre, si dëshmi faktografike e pamohueshme, vazhdojnë servilosjet ndaj “ORAO”-s, me “haxhi rreis”, madje, shih çudinë, edhe myftiu i shkarkuar i Tetovës, (madje edhe mik familjar i Nexhat Ibrahimit), edhe më tej Shaqir Fetait i dejtohet me “haxhi reis hafëz Shaqir efendi Fetahu”! Me këtë qasje të pistë të “miqve” të Nexhat Ibrahimit, po del puna që efendi Ibrahimi, asnjëherë nuk ka qenë i vëzhguar, nuk ka qenë nën syrin vëzhgues të “vëllait të madh”, asnjëherë nuk ka qenë “lëndë e UDB”-së, asnjëherë nuk ka qenë i burgosur, madje është gënjeshtër (!) edhe tërë kjo storie e tij që vjen si rezultat i survejimeve udbasheske të Shaqir Fetait: “Rrahja, goditjet me shufra gome e druri, me karrige metali, grushtimi e shqelmimi nga maja e kresë deri në maje të gishtave. Më hidhnin nga njëri skaj i zyres në tjetrin. M’i shkulnin flokët dhe mjekrën. Sa herë thirrte ezani i lartësuar nga minereja e xhamive të shumta të Prizrenit, më “përpunonin” special; këtë ma thoshin gjatë dhe pas çdo ezani. Nga dy-tre, katër, pesë prej tyre, … sikurse bisha të egra, nuk e di sa, shumë! Pasi lodheshin, vinte ekipi tjetër i çlodhur nga KAMP-i (Motel) Prizreni, në krye të tyre thuajse gjithnjë ishte Dragan Zariq nga Beogradi, specialist ndërkombëtar për aferat e armëve, apo siç e quante ai veten “naj.beniji udbash u Jugoslaviji” (Udbashi më nënë.imë në Jugosllavi). Për të mund të thuhet: satrap, i pashpirt, idiot, skizofren, sadist. Kërkonte rrjetin e grupit tim, kush është mbi mua dhe nën mua, kërkonte t’i sqarojë të gjitha kontaktet e mia si sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, si kryetar i Shoqatës së Ulemave për Kosovë …., si anëtar Rijaseti të RSFJ-së në Sarajevë, si autor e publicist, kërkonte ti sqaroj lidhjet që i kisha pasur me LDK-në në Prizren, me Alija Izetbegoviqin, kontaktet e mia me dy delegacione nga Irani, Turqia, etj. Kush qëndron pas meje? Kush, si, çka, kur, nga, pse, prej, ç’dëshiron, ç’planifikon; këtu nuk është Arabia, Turqia…, këtu është drzhava Srbija, zemra dhe shpirti i Serbisë, do të të vrasim sonte, do të të zhdukim, do ta arrestojmë tërë familjen, madje, këtu i ke, po e dëgjon vajin e fëmijëve në skaj të korridorit; do të kalbesh në burg tërë jetën, ti je terrorist, ti je fundamentalist, të ka mashtruar Rugova, Berisha, Reisi i Bashkësisë Islame të Jugosllavisë…”
Shaqir Fetai zgjedh për t’iu kundërpërgjigjur Dr. Nexhat Ibrahimit, me hallin dhe mostabilitetin financiar të hoxhallarëve. Zgjedh shpërblimin dhe “bashkëpunimin me përulësi” me hoxhallarët e vendit, me të cilët dëshiron t’i thotë efendi Ibrahimit “hala unë jam i fortë, dhe ndonëse ua kam … nanën, ata më duan më shumë se ty”! Ky është mesazhi i Shaqir Ftait që dëshiron ta përcjell përmes shpërblimit të të gjithë myftinjëve të vendit, të cilët, për lojalitet të pakompromis, i shpërblen me haxh, i angazhon nëpër kryesi e komisione të haxhit, ku edhe nuk mungon shpërblimi financiar. Tamam metodë e UDB-së.
Sot, për “inati” të Nexhat Ibrahimit, këtij teologu të martirizuar nga UDB-ja ku kullotë Shaqir Fetai, “rijaseti” i tij dhe një numër i konsiderueshëm i hoxhallarëve që kanë nevojë për ndonjë shpërblim të meritushëm, janë së bashku me Shaqir Fetain, në Haxh të 2024-tës, janë me atë të cilit Nexhat Ibrahimi i thotë se “kurrë nuk do të ta bëj hallall”!
Megjithatë, vlenë t’i thuhet në sy Dr. Nexhat Ibrahimit: Të gjithë hoxhallarët e dinjitetshëm dhe me integritet të pacnushëm janë me ty, bashkëjetojnë me të gjitha ato vrragë të tmerrshme që i ke përjetuar nga njerëzit e UDB-së, kurse, kjo që kësaj radhe janë me Shaqir Fetain në haxh, nuk do të thotë se janë në anën e spiunit serb, porse, thjesht, kanë detyrim t’i shërbejnë myslimanët e vendit dhe, kanë nevojë për ndonjë honorar që rrjedh nga djersa e myslimanëve të vendit, qoftë kjo rrjedhë e kushtëzuar edhe me nënshkrim të analfabetit funksional, siç është Shaqir Fetai.
Janë këto të vërteta që tashmë i di i madh e i vogël, të vërteta që janë evidentuar me shkronja të përjetshme në faqet e historisë kombëtare. Shaqir Fetai nuk do të mund të gjejë gomë gjigante me të cilën do t’ia dilte për t’i fshirë këto të vërteta historike. Ai e di këtë fakt, por, vetëm pret që “bashkëpunëtorët” e tij ta amnistojnë nga ndonjë ndëshkim për të bëmat e tij me përkrahje dhe shtytje nga UDB-ja serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *