Në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, asnjëri nga kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Hekuran Murati, Dimal Basha dhe Arbërie Nagavci, nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar sërish të marrë votat e deputetëve për propozimet e saj për kryetar të Kuvendit.
Nisi me deputetin, Hekuran Murati, pastaj deputeten, Arbërie Nagavaci e në fund edhe me deputetin Dimal Basha. Të tre dështuan të zgjidhen në pozitën e kryeparlamentarit.
Pas dështimit të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit në vazhdimin e seancës konstituive, kryesuesi Avni Dehari e ka ndërprerë atë, duke bërë të ditur se përpjekja e radhës do të bëhet të martën.