Dehari ndërpret seancën në marrëveshje me përfaqësuesit e partive

Vazhdimi i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për herë të 38-të është ndërprerë po sa ka filluar. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari ka thënë se një gjë e tillë u bë në pajtim me përfaqësuesit e partive politike.

“Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetues që e solli dje, sot u mblodhëm me përfaqësuesit e partive për një konsultë paraprake dhe të gjithë ishin të mendimit që seanca të ndërpritet pasi që nesër mbahet takimi i ftuar nga partia më e madhe politike. Do të vazhdojmë me seancë më 29 qershor, në orën 11:00. Urojmë t’i jepet fund këtij ngërçi”, tha Dehari.

Të pranishëm në sallë ishin 100 deputetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *