Covey: Nuk e di kush e themeloi UÇK-në dhe as rolin e Thaçit në Rambuje

Dëshmitari James Peter Covey deklaroi se nuk e di se kush ishin themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë deklarimit të tij në Hagë sot.

Ai tha se nuk e di rolin e Hashim Thaçit gjatë Marrëveshjes së Rambujesë dhe se në çfarë cilësie ishte ftuar.

“Nga historia e di se në përfundim të Rambujesë, Thaçi ishte caktuar si kryeministër i Qeverisë së Përkohshme. Unë siç e thash isha i përfshirë në Universitet dhe nuk e di se në çfarë cilësie ishte ftuar apo cili ka qenë roli i tij gjatë diskutimeve të mbajtura në Rambuje”, tha Covey.

Covey më tej tha se nuk ka qenë i informuar për sulmin ndaj familjes Jashari. Ndërkaq, mohoi të ketë dijeni për ushtarët që iu bashkuan UÇK-së në pranverën dhe verën e vitit 1998.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *