Cinizmi i Shaqir Fetait gjatë Ramazanit

Është cinizëm i llojit të vet hartimi shkollor prej një fatosi i personit që pretendon ta quajë veten “lider fetar”, “lider” me intelegjencë prej një fatosi që patjetër duhet ta kalojë nivelin e çerdhes

Nga Makfire Rrahmani

Po lexoja një “mbresë Ramazani” të Shaqir Fetait, i cili, madje edhe prej nipit tim kishte kërkuar që ta komentojë atë lloj shkrimi në fb-un e tij por dhe të ndikojë te të tjerët që t’ia komentojnë sa më shumë! T’i shtohet numri i komentuesve! Ja, unë zgjodha këtë formë që t’ia komentoj!
Një hartim shkollor me shumë gabime gramatikore, me shumë gabime sintaksore, me shumë gabime logjike, madje edhe me përmbajtje qufri, të cilat, siç thotë Fetai, “vështirë se mund të shpjegohen me fjalët e tua”! (Se me fjalët e kujt duhet të shpjegohet ndiesia personale këtë mund ta dijë vetëm avdalli, Shaqir Fetai)!
Shaqir Fetai po i dëgjuaka fëmijët tek shprehin dëshirë “për të agjëruar sa më gjatë e sa më shumë! E sa mund të jetë ky agjërim i gjatë e i shumtë? Ky gënjen, ky ashiqare rrenë! Edhe hafiz edhe rrencak?! Ky aq shumë rrenë sa është në gjendje të thotë se “edhe në Kamboxhë dëshmuam fuqishëm se BFI është për bashkëjetesë”, pa treguar se kujt i hante b… në Kamboxha për rolin fiktiv të BFI-së së Shaqir Fetait në mëmëdheun e tij, në Maqedoninë Veriore!
Analfabeti funksional thotë “sa me mall e presin iftarin”!!! A e di ky fare duduku se kur shprehet malli, kur të zë malli, kur ka njeri mall, a mund të ketë mall njeriu për një gjë të caktuar që do të ndodhë pas një minuti, pas një ore apo pas dhjetë ore e një minuti?! Sipas të gjorit, në prag të iftarit secili po dëshiruaka të bëjë diçka! Gjithçka të bëjnë vetëm të luten jo, ë? Sepse, kështu po na u formuaka ambijenti! Ambienti krijohet, nuk formohet, por, aq di ky shqipfolës që logjikon serbisht!
Mëkatari cinik thotë se “me buzqeshje japin ambijentin që dëshmon se po ndodhe diçka e shenjtë”! Nuk po ndodhë asgjë e shenjtë! Duke agjëruar vetëmsa kryhet një urdhër i shenjtë i cili është dhënë dhe kryer më shumë se njëmijë e katërqind vite më parë! Urdhëri i shenjtë ndodhë vetëm një herë dhe ai zbatohet në çdo kohë siç është caktuar, deri në kijamet!
Shaqir Fetai na thotë se “iftaret qenkan te mrekullueshme” veçanërisht në restorante! Ky e parapërgatit miletin për mega-iftaret që i ka në plan t’i shtrojë nëpër restorantet lluksuze, duke i paguar jo nga xhepi i vet por nga arka e BFI-së? Iftare me racion nga 30 euro. Bëjeni llogarinë se sa paguhet për një iftar prej 500 të ftuarish, siç i shtron Shaqir efendija! Dhe këto para janë nga buxheti i krijuar nga djersa e trishtë e myslimanëve të vendit.
Asnjë fjalë nuk e tha për skanmrorët, për hallexhinjtë e vendit. Asnjë fjalë për aktivitetet humanitare të BFI-së për skamnorët e vendit, për të cilët nuk ia doli t’i sigurojë as hurmet e ardhura dhuratë nga Mbreti saudit e që po kalben doganave të Maqedonisë! Asnjë fjalë nuk e tha për mungesën e 5000 pakove me ndihma nga Turqia, të cilat gjithnjë vinin e shpërndaheshin në prag të Ramazanit me qëllim që skamnorët të kishin ç’të shtrojnë për iftar!
Asnjë fjalë për ata fëmijë e për atë popull palestinez që po bëjnë iftare nëpër gërmadhat e Palestinës së shkatërruar, nën rrënojat e së cilës akoma mund të ketë trupa myslimanësh.
Asnjë fjalë për medresantët tanë të cilët në këtë Ramazan u goditën me fuqinë e tradhëtisë së madhe të Shaqir Fetait! Gjykata Kushtetuese do ta gjykojë vlefshmërinë e “vendimit” të një qeverie teknike për “akreditimin” e Medresesë, në emër të së cilës do të nisin të kërkojë fitrin dhe zeqatin! Medreseja po shndërrohet në një shkollë nga më të urryerit prej të rinjëve tanë, sepse, po trajtohet si “ent” ndëshkimor kundër të gjithë atyreve që dëshirojnë të mbesin me shkollim gjysmak! Shaqir Fetai i fton, madje edhe mbledh fitra e zeqat, për t’i ndëshkuar të gjithë ata që kanë dëshirë për ta ndërprerë rrugëtimin e arsimimit në mes të këtij procesi! Shaqir Fetai, me reagimin e tij prej debilli shpreson se Gjykata Kushtetuese do të vendosë në interes të medresantëve!!! Gjykata Kushtetuese funksionon për ta mbrojtur ligjshmërinë dhe jo medresantët e gënjyer prej Shaqir Fetait! Medresantët duhet të mbrohen prej Bashkësisë Fetare Islame së cilës Shaqir Fetai ia ka shtrydhur shpirtin dhe fuqinë! Shaqir Fetai, të paktën, në hyrje të Ramazanit do të duhej të ishte i sinqertë dhe të pranonte para myslimanëve të vendit se, nuk ka më Medrese, se e ka çregjistruar Medresenë Tradicionale, profesionale që prodhonte hoxhallarë, porse ka regjistruar një shkollë të mesme me emrin “Medresja Isa Beu” e cila është gjimnaz i përgjithshëm në të cilin mund të mësohen edhe disa lëndë fetare sa për një kulturë të përgjithshme fetare islame! Nuk e tha këtë, ndërsa tashmë ka nisur që gjatë Ramazanit të ngrisë një intrigë të cilën do ta përdorë si mjet për t’i rjepur myslimanët e vendit! Ja pse i gëzohet Shaqir Fetai Muajit të Ramazanit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *