Kryetarët e komunave veriore të Kosovës janë betuar në detyrë, duke respektuar simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës.
Betohet kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut
Në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut është betuar edhe kryetari i ri, Millan Radojeviq.
Radojeviq ka deklaruar se do të punojë për interesin e qytetit të Mitrovicës së Veriut.
Deri më tani kjo komunë u udhëhoq nga Erden Atiq.
