As Hekuran Murati nuk i merr votat e mjaftueshme për kryeparlamentar

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për kryeparlamentar.

Ai në përpjekjen e 56-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është propozuar në emër të Lëvizjes Vetëvendosje nga Donika Gërvalla, e cila ka dhënë edhe arsyetimet e kësaj kandidature. Megjithatë, edhe kësaj radhe nuk u arrit kuota e 61 votave.

Nga 115 deputetë të pranishëm për kandidaturën e Muratit votuan 57 deputetë, kundër 52 dhe 6 deputetë kanë abstenuar.

Pasi ka kumtuar rezultatin e votimeve për kandidaturën e Muratit, kryesuesi i seancës, Avni Dehari e ka ndërprerë seancën, duke bërë të ditur se përpjekja e radhës do të jetë të dielën, në orën 11:00.

Në fillim të seancës ai ka sqaruar se në përpjekjen e kaluar gjatë votimit të kandidates së propozuar nga LVV, Donika Gërvalla është bërë një gabim. “Në votim kanë marrë pjesë 115 deputetë e jo 116, prandaj rezultati i votimit për Donika Gërvallën është 56 për, 56 kundër dhe 3 abstenime”, ka sqaruar ai.

Kolona të gjata në dalje nga Kosova, pritje në Merdarë dhe Dheu i Bardhë

Lista Serbe paralajmëron hapa ligjorë pas refuzimit nga KQZ-ja

Sekretari Parlamentar Gjerman sot fillon vizitën Kosovën

Kryeziu: Qëndrimi i Kurtit për Listën Serbe mbetet i pandryshuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *