Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit

Policia e Kosovës ka arrestuar sot T.K., shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar për vrasjen e ndodhur në fshatin Baicë të komunës së Lipjanit.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është bërë si rezultat i angazhimeve intensive hetimore të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë.

Aktualisht, hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorinë kompetente.

Policia ka bërë të ditur se, pas përfundimit të operacionit dhe në bashkëpunim me organet e drejtësisë, do të publikohen informacione shtesë për rastin.

Ndryshe, një javë më parë, Enver Bajraktari nga fshati Baicë e Lipjanit u gjet i vrarë dhe i groposur nën dhe në një arë me misër.  Sipas informatave të policisë, ai ishte tërhequr me forcë drejt një gropë të improvizuar, ku ishte groposur e mbi të ishin vendosë disa dërrasa për ta kamufluar vendin e varrimit.

Kjo ngjarje kishte tronditur gjithë opinionin, ndërsa policia kishte intervistuar fillimisht katër qytetarë lidhur me këtë rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *