A ekziston ndonjë mënyrë për të përballuar idiotët?

Gjatë jetës sime kam marrë shumë, po shumë kritika. Më kujtohet që kur nisa në fillim, më thanë se nuk kisha talent! Pastaj, kur erdhi suksesi, pati nga ata që filluan të më kritikonin për librat e mi – shumë optimistë, shumë pesimistë, shumë mediokër.

Por me kalimin e kohës kuptova një gjë: nuk je i detyruar t’u përgjigjesh të gjithëve, as t’u pëlqesh të gjithëve. Nuk je i detyruar të flasësh me këdo, dhe as të bëhesh pjesë e bisedave që s’të tërheqin. Kur ke përballë një idiot, kujtohu gjithnjë të marrësh frymë. Kujto kush je, nga vjen, dhe ku po shkon. Kujtohu të marrësh frymë kur jeta nxiton, kur hapësirat përreth duken të ngushta. Merr frymë para se të flasësh sepse fjalët kanë shumë nevojë për ajër të pastër. Dhe mbi të gjitha, lejoji vetes një luks që sot pak njerëz e njohin: luksin e heshtjes.

Heshtja nuk është boshllëk përkundrazi, është plot me përgjigje. Vetëm kur arrin të heshtësh, duke shmangur diskutimet e kota, e tregon vërtet inteligjencën dhe urtësinë tënde. Siç thoshte i madhi De Crescenzo:
«Të heshtësh nuk do të thotë që s’kam asgjë për të thënë apo që çfarë shoh më pëlqen. Heshtja ime do të thotë: “E kam kuptuar kush je – dhe nuk vlen asnjë grimë të vëmendjes sime.»

Umberto Eco (1932-2016)

Përktheu: Ervina Toptani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *