Gjykata Supreme rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbrojtje të ligjshmëris

Më 9 mars 2026, Paneli i Gjykatës Supreme i përbërë nga Kryegjykatëse Ekaterina Trendafilova dhe gjykatësit Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen, ka rrëzuar në tërësi kërkesën e Pjetër Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë.

Në kërkesë, Shala pretendonte se kishte pasur shkelje në Aktgjykimin e Apelit të shpallur në korrik 2025.

Kërkohej rrëzimi i vendimit mbi dënimin për krime lufte të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes, si dhe që çështja të kthehet në rigjykim.

Si alternativë, Shala kërkoi që të korrigjohen shkeljet e pretenduara procedurale në marrjen dhe pranimin e provave si dhe në përcaktimin e dënimit ndaj tij.

Në ankesën e vet në Supreme që e kishte dorëzuar më 14 tetor 2025, Shala kishte parashtruar se gjykimi ndaj tij filloi 24 vjet pas ngjarjeve të përshkruara në aktakuzë dhe kjo kohë e kaluar kaq shumë, prek në thelb përcaktimin e saktë të përgjegjësisë penale si dhe cenon integritetin gjyqësor.

Megjithatë, paneli gjyqësor konstatoi se nuk ishte shkelur e drejta e Shalës për gjykim të drejtë, as ligji penal, as procedurat përkatëse, dhe shpalli të papranueshme disa prej pikave të paraqitura nga Mbrojtja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *