Kanë vazhduar edhe sot aktivitetet në shtëpinë e Kosovës në Davos. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin e Energjisë dhe të Financave të shtetit të Kuvajtit, Sabeeh Al- Mukhaizeem.
Gjatë takimit u theksua thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe u prezantua potenciali i Kosovës për investime të huaja.
Gjatë ditës janë paraparë edhe disa takime bilaterale të kryeministrit në detyrë.në “Shtëpinë e Kosovës”
