Von der Leyen sot në Kosovë, takohet me Osmanin dhe Kurtin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot do të vizitojë Kosovën. Gjatë vizitës së saj, ajo pritet të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, si dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Presidenca e Republikës së Kosovës ka njoftuar se takimi mes Presidentes Osmani dhe Presidentes von der Leyen do të zhvillohet në orën 13:00.

Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Takimi mbajhet në sallën C301 të Kuvendit të Kosovës, duke filluar në orën 14:05.

Vizitën treditore në rajon ajo e filloi të hënën në Tiranë, ndërsa do ta përfundojë të mërkurën në Shkup. Para vizitës në Kosovë, ajo qëndroi në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe në Serbi.

Kjo është vizita e parë e Von der Leyen në rajon gjatë mandatit të saj të dytë, megjithëse ajo kishte vizituar gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor saktësisht një vit më parë, në përfundim të mandatit të saj të parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *