Kombëtarja e Kosovës në futboll, ka zhvilluar seancën e fundit para duelit me Slloveninë.
Dardanët dhe sllovenët do të ballafaqohen nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Sipas FFK-së, përzgjedhësi Franco Foda edhe në këtë seancë është përqendruar në aspektin taktik, duke punuar mbi detajet e fundit për këtë ndeshje tejet të rëndësishme.
“Atmosferë pozitive, përkushtim maksimal dhe besim i madh në fitore në kampin dardan!”, thuhet në njoftimin e FFK-së.