GJNP-ja lëshon fletarrestim për kryeministrin Izraelit

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) ka lëshuar të enjten fletarrestim për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar ata për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit për luftën në Rripin e Gazës.

Vendimi i GJNP-së nënkupton se Netanyahu tani kërkohet ndërkombëtarisht si i dyshuar. Megjithatë, ky fletarrestim mund të jet i kufizuara në praktikë, duke qenë se Izraeli dhe aleati i tij kryesor, Shtetet e Bashkuara, nuk janë anëtarë të kësaj gjykate.

Netanyahu dhe liderët e tjerë izraelitë e kanë dënuar kërkesën e kryeprokurorit të GJNP-së, Karim Khan, për lëshimin e fletarrestimeve.

“Gjykata konsideron se ka arsye të bazuara për të besuar se të dy individët, qëllimshëm dhe me dijeni, ia mohuan popullsinë civile në Gazë qasjen në objektet e domosdoshme për mbijetesën e tyre, duke përfshirë ushqimin, ujin, ilaçet dhe furnizimet mjekësore, si dhe karburantin dhe energjinë elektrike”, shkroi paneli prej tre gjyqtarësh në vendimin e tyre për të lëshuar fletarrestime për Netanyahun dhe ish-ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *