Gjykata e Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për personat e përshirë në trafik armësh nga Kosova në Shqipëri.
Armët e zbuluara një çantë brenda një makine të ndalur pranë terminalit të autobusëve në Lundër, kishin ardhur nga Kosova, brenda një autobusi që bënte thuajse përditë linjën Prishtinë-Tiranë, njofton abcnews.al.
Vendimi:
- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Blerim Krasniqi
- Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Blerim Krasniqi atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Muhamet Krasniqi
- Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Muhamet Krasniqi atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Edonis Thaci
- Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Edonis Thaci atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Benjamin Shala
- Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Benjamin Shala, atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
- Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem Tiranë brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e njoftimit të këtij vendimi.