Protesta e opozitës në Tiranë ka marrë një kthesë të papritur teksa ish-vila e diktatorit Enver Hoxha është përfshirë nga flakët.
Protestuesit e Partisë Demokratike kanë hedhur dhjetëra molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të godinës, e cila pas restaurimit është shndërruar në një qendër arti që pret artistë vendas dhe ndërkombëtarë.
Flakët janë parë në ballkonin dhe oborrin e godinës, ndërsa zjarri ka përfshirë një pjesë të saj.
Autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë duke përdorur ujë me presion për të neutralizuar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij.
