Policia ndalon personin që kërcënoi me jetë Halil Kastratin

Policia e Kosovës ka ndaluar sot një shtetas kosovar, i cili dyshohet se publikisht kishte bërë thirrje për vrasjen e humanistit hoxhë Halil Kastrati.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se i ndaluari është Illyrian Kastrioti, me origjinë nga Vushtrria dhe me banim të përkohshëm në Gjermani, i cili është ndaluar gjatë hyrjes në territorin e Kosovës, përcjell portali Realiteti.

Sipas informacioneve, Kastrioti në paraqitje publike dhe në rrjete sociale kishte bërë thirrje të drejtpërdrejta për eliminimin fizik të hoxhë Halil Kastratit, i njohur gjerësisht për veprimtarinë e tij humanitare dhe ndihmën ndaj shtresave në nevojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *