Trump i hapur për takimin Putin-Zelensky në Turqi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është i hapur ndaj një ftese nga homologu i tij turk për të zhvilluar bisedime trepalëshe për paqe në Turqi me udhëheqësit rusë dhe ukrainasë, sipas Shtëpisë së Bardhë.

“Presidenti ka thënë se është i hapur për këtë nëse vjen puna deri në këtë pikë, por ai dëshiron që të dy udhëheqësit dhe të dyja palët të ulen së bashku në tryezën e negociatave”, u tha zëdhënësja Karoline Leavitt gazetarëve kur u pyet për propozimin e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *