Konferencat shkencore janë krijuar për të ndarë njohuri, për të diskutuar hulumtime dhe për të kontribuar në zhvillimin e fushave të ndryshme akademike dhe nuk duhet të konceptohen si mundësi për t’i shpërblyer bashkëpunëtorët-marioneta me një vizitë turistike, e aq më pak me paret e fitrit e të zeqatit të bëhet qejf
Nga Zenun Emini, student në Edirne
Në një botë ku avancimi shkencor është thelbësor për zhvillimin e shoqërive, dukuritë amatore që shfaqen në skenën akademike meritojnë një vëmendje të veçantë. Një prej këtyre dukurive është sjellja intrigante e Shaqir Fetit, instalacionit të dhunshëm në krye të BFI-së, i cili ka bërë traditë që të paraqitet në konferenca shkencore me një grup të madh bashkëpunëtorësh. Kjo praktikë, e cila e deformon qëllimin e këtyre ngjarjeve, sjell në vëmendje një fenomen më të gjerë që kërkon një reflektim të thellë.
Natyrisht, kuluareve të këtyre takimeve shkencore vazhdimisht Shaqir Fetai është kritikuar, është qortuar por, ja që kemi të bëjmë me njeri që ka fytyrën dy hektar! Jo një herë, ai nëpër evente të tilla shkencore niset me dhjetra shoqërues, madje ka pasur momente kur tërë rijasetin e vet (prej 13 myftishë) e ka marrur me vete, duke i sistemuar nëpër dhoma si kopenë e dhenve.
Nëpër konferenca shkencore dërgohen njerëz adekuatë, me thirrje e tituj akademikë, dërgohen profesorë e njerëz kompetentë në lëmin përkatës. Shaqir Fetai shkencëtar? Ai edhe hartimit shkollor, me të cilën u prezantua në këtë Konferencë, i thotë punim shkencor! Ndaj dhe u kritikua e u përqesh si një analfabet funksional në konferencën shkencore organizuar në Edirne të Turqisë! Madje u kritikua (por që përkthyesit zyrtar të BFI-së i erdhi rëndë për ta përkthyer ashtu siç u tha) edhe për rrenën që e kishte publikuar e që kishte të bëjë kinse me vlerëisimin “mirënjohje për punën e BFI në suaza të vendit dhe në nivel ndërkombëtarë.” Sepse, sipas organizatorit, një vlerësim të tillë nuk ka pasur, sepse nuk është ngritur kurrfarë komisioni për ta vlerësuar dhe hulumtuar këtë “fakt alla-Shaqirçe”!
Gjithësesi, konferencat shkencore janë krijuar për të ndarë njohuri, për të diskutuar hulumtime dhe për të kontribuar në zhvillimin e fushave të ndryshme akademike. Ato janë vende ku shkencëtarët, studiuesit dhe profesionistët e fushave përkatëse mblidhen për të shkëmbyer ide, për të nxitur bashkëpunime dhe për të përmirësuar praktikat e tyre. Duke sjellë një grup të madh bashkëpunëtorësh, Shaqir Fetai jo vetëm që e sfidon këtë koncept, por gjithashtu e keqinterpreton rolin e tij si përfaqësues i një komuniteti që pretendon të mbështesë dhe promovojë dijen. Ai konferencat shkencore i koncepton si mundësi për t’i shpërblyer bashkëpunëtorët-marioneta që i ka. Me këtë ai i ofendon dhe shpreh urrejtje edhe kundër kuadrit akademik të cilët tashmë tërësisht i ka margjinalizuar dhe ata i zëvendëson me turlifarë bilmeza të dëshmuar dëshpërimisht nëpër turizëm, peshkatari e mbledhje kërpudhash! Pra, konferencat shkencore janë platforma për ndarjen e dijes, diskutimin e hulumtimeve dhe përparimeve në fushat përkatëse dhe, nuk janë ngjarje sociale, apo vedne turistike ku mund t’i dërgoshë marionetat në shenjë shpërblimi për dëgjueshmëri e lojalitet prej vazali.
Udhëtimi i Shaqir Fetait nëpër konferenca të tilla shkencore duke marrur me vete numër të madh individësh, tërësisht të panjohur për temën e diskutuar dhe joprofesionistë për të diskutuar mbi temën e caktuar, të krijon përshtypjen se konferencat shndërrohen në mundësi për shperblim të lojalitetit. Në vend që të përfaqësojnë një përkushtim ndaj kërkimit dhe avancimit të dijes, ato bëhen arenë për klientelizëm dhe privilegje, ku individualiteti i marionetave të Shaqir Fetait humbet në mes të grupit të madh të shkencëtarëve dhe akademikëve pjesëmarrës. Kjo është një traditë e Shaqir Fetait, një stil i tij prej intriganti, për ta nënvlerësuar rëndësinë e këtyre ngjarjeve dhe për ta dëmtuar reputacionin e përfaqësuesve të saj.
Kjo qasje kritike ndaj kësaj dukurie nuk bëhet sa për të nënvlerësuar ekipin marionetë të kryemarionetës, Shaqir Fetait. Kritikat ndaj kësaj dukurie janë të nevojshme dhe të merituara. Ato duhet të nxisin një debat më të gjerë mbi mënyrën se si përfaqësojmë komunitetet tona në skenën akademike. Kjo praktikë jo vetëm që dëmton integritetin e konferencave, por gjithashtu nënvlerëson punën e atyre që e kanë merituar vendin e tyre përmes hulumtimeve dhe kontributit të tyre në fushat përkatëse.
Profesorët dhe dijetarët tanë teologë duhet ta ftojnë Shaqir Fetain që ta rishikojë qasjen e vet ndaj konferencave shkencore. Ato duhet të konceptohen si vende të dijes, diskutimeve serioze dhe bashkëpunimeve produktive. Duhet të inkurajohet pjesëmarrja e atyre që kanë diçka të vlefshme për të kontribuar, duke e bërë kështu procesin më transparent dhe të ndershëm.