Vazhdon Shaqir Fetai me dofarë “filozofema” bajate e të denja për të rinjtë në fazën e hershme të adoleshencës. Fetai thërret në kultivimin e të mirës, sepse vetëm kështu “ju do Zoti”! Po ata që veprojnë dhe që kanë vepruar punë të fëlliqta, si Shaqir Fetai, a i do Zoti?!
Nga Sermijet Bajrami
Sa herë që i djeg fort Shaqir Fetait, ky ngutet të dalë me do filozofema aq bajate, aq të pakrip dhe të thata, ndërsa ky i pretendon si këshilla prej një më të vjetri dhe “alimi”! Shaqir Fetai “etiketën propagandistike” alla-Shaqirçe e përfundon: “Mundohu të kultivosh të mirën, sepse ajo zen vend tek të gjjthë dhe jepu hapsirë dhe kohë që ata ta kuptojnë të mirën dhe mos humb kohë me ata që flasin për të të penguar drejt të së mirës, vazhdo rrugëtimin tënd dhe mos u mer me çdo fjalë që të vjen me qëllim që t’i të merresh me te, dhe jo misionin dhe detyrar që janë para teje. Kështu të do Zoti.”
Cilën të mirë e kultivoi Shaqir Fetai? E përçau dhe e degradoi BFI-në, e amatorizoi institucionin deri në përmasa të analfabetizmit, i fundit, si inkuzicioni kishtar “shtrigat”, të gjithë ata që nuk e honepsin, që nuk pajtohen me veprimtarinë e tij kriminale, spiuneske dhe banditeske, e tuhajësoi vakëfin, i shpenzoi të gjitha bonot në vlerë të destinuar për blerje dhe shtim të vakëfit, regjistroi dhjetra “bashkësi fetare islame” e grupe religjioze, vetëm e vetëm që të gëzojë respekt te disa lëvizje frakcioniste ndërkombëtare, e mbylli Medresen tradicionale, la qindra të rinjë e të reja pa vazhduar shkollimin sipëror, la FSHI-në pa përkujdesje institucionale, ngriti “institucione” paralele – të gjitha këto vetëm për inat të atyre që deshtën t’i bëjnë puç! Dhe tash këta na qenkan të këqinj, ndaj nuk duhet të dëgjohen, sepse këta do të ndëshkohen nga Zoti!
Po Shaqir Fetai çka bëri? Pse Shaqir Fetai nuk i la kohë babait të vet shpirtëror, ish-reisit që të përmirësohet, pse nuk i la kohë që ta kuptojë të mirën, porse, u bë vegël e shërbimeve antikombëtare e antifetare (siç e ka në traditë e në gjak, mbase edhe në gjen) dhe kreu puçin më të poshtër të kryer ndonjëherë në një komunitet fetar?
Shaqir Fetai është hipokrit i llojit të vet, i pashembullt, është marionetë që mbështetet ekskluzivisht në fuqinë shtytëse të pushtetit, prej të cilit kërkon ndihmë për t’ia pastruar oborrin e uzurar pa më të voglën meritë. Të gjithë ata që e ndihmuan, të gjithë ata nëpunës që ia zgjatën dorën dhe që e shtynë të vie deri te kolltuku i pamerituar, i largoi nga puna, i çoi nëpër gjyqe, pagoi e shenzoi shumë para fitri e zeqati duke paguar avokatë e seanca gjyqësore. Me myftininë e Tetovës la namë! Myftiu që ia siguroi legjitimitetin që të shkojë në zgjedhje të falcifikuara, myftiu i Tetovës që i erdhi për përhajr me mbi 100 imamlerë e teologë nga Tetova, myftiu më akademiku në radhët e BFI-së, akuzohet për vepra penale, thjesht, sepse me kohë e hetoi misionin e Shaqir Fetait dhe u vu në ballë të të shqetësuarve që kërkonin largimin e Fetait një orë e më parë.
Kur në këtë situatë të shkaktuar nga Shaqir Fetai u gjend ish-reisi, H. Sulejman ef. Rexhepi, ai lirisht e kishte të drejtën kushtetuese që t’i shkarkojë të gjithë rrebeluesit dhe të vazhdonte edhe më tej me drejtimin e BFI-së! Ai nuk këmbënguli në të drejtën e vet kushtetuese, por, kur pa se anëtarët e Rijasetit, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij ishin ngritur kundër, ai thjesht dha dorëheqje të parevokueshme, sepse gjykoi se kjo lëvizje do t’i qetësojë gjakrat! Kur gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar efendi Rexhepi u përball me të njëjtin problem nga Myftinia e Tetovës, ai nuk ngriti procese gjyqësore, nuk kërkoi ndihmën e partive, as të shërbimeve intelegjente, ai nuk kërkoi as shërbimin e regjimeve të shteteve arabe, ai, thjesht, u tregua i arsyeshëm, burrshtetas, ua dëgjoi hallin dhe, pas një periudhe përplasje, të gjithë i inkorporoi në sistem, i futi brenda BFI-së, duke ua lënë në dorë Myftininë atyreve me të cilët hoqi të zinjtë e ullirit! Nuk përjashtoi asnjë nga puna! Pastaj kjo Myftini do të bëhet më koperuesja brenda BFI-së.
Dhe Shaqir Fetai edhe më tej mendon se me një takim me ndonjë personalitet nga bota arabe, sakaq Zoti do t’ia falë të gjitha mëkatet dhe do ta dojë si të gjithë xhenetlinjtë! Ky aq është i poshtër sa mendon se ka kapacitet t’ia hedhë edhe Zotit. Ndryshe nuk ka shpjegim insistimi i tij që të vishet me lëkurë qengji dhe me të ta kamuflojë brendinë e vet prej ujku, prej dhelpre, prej shejtani…