Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, në një intervistë për gazetën LAJM, tha se përfaqësuesit e koalicionit VLEN po zhvillojnë bisedime me disa prej partive të “Frontit Evropian” për përfshirjen e tyre në Qeveri, pas largimit të Taravarit nga VLEN-i. Kasami tha se bisedimet po zhvillohen edhe me eksponentë të ASH-së së drejtuar nga Ziadin Sela.
“Po them edhe një herë që janë disa parti politike duke pasur parasysh faktin që në pjesën të koalicionit të BDI-së kanë qenë diku 9 parti politike, disa prej të cilave janë parti individë, disa me dy e me më shumë. Nga gjithë ky spektër brenda “Frontit Evropian” ka bisedime me më shumë faktorë dhe unë besoj që me disa nga këto faktor bisedimet mund të rezultojnë edhe me përfshirjen e tyre në qeveri”, tha Kasami.