Gjenocidi ka emër

Krejt bota e di që gjenocidi në Srebrenicë ka emër – u shkaktua nga forcat militare dhe paramilitare serbe dhe që, si akt barbar, relativizohet nga mbarë populli serb. Por dhe nga Shaqir Fetai

Nga Mahir Rexhepi

Para 29 vitev, bota u rreqeth nga një akt gjenocidal që e ndërmorën barbarët serbë mbi popullatën myslimane në Srebrenicë. Ushtria dhe policia e rregullt, si dhe paramilitarët dhe çetnikët serbë vranë mbi 8000 gra, burra, pleq, plaka e fëmijë myslimanë. Bota e përkujtoi për çdo vit, sepse kishte ndërmend që atë akt ta shpallte gjenocid të popullit serb mbi myslimanët e Srebrenicës. Dhe, me rezolutë të veçantë OKB e njohu si gjenocid serb mbi myslimanët e Bosnjës i cili duhet të përkujtohet për çdo vit, të mësohet nëpër shkolla anekënd botës, të përkujtohet sa të jetë njerëzimi me qëllim që akte të tilla barbare kurrë të mos përsëriten.
Pra, bota e njeh dhe e dënon si gjenocid serb mbi myslimanët e Srebrenicës! Po Shaqir Fetai, ky instalacion i shpifur në krye të BFI-së nga qarqet antiislame e antikombëtare, si e kujton këtë akt barbar serb?
Shaqir Fetai e përkujton vetëm ndodhinë mbi popullin mysliman dhe, kaq! Nuk përmend se kush e shkaktoi atë ndodhi barbare, nuk e thekson emrin e popullit i cili e kreu atë gjenocid të panjohur më parë në historinë e njerëzimit? Shaqir Fetai edhe më herët e ka përkujtuar rastin, por gjithnjë e ka amnistuar ushtrinë dhe policinë, hordhitë serbe! Kurrë aktin nuk e zë ngoje si akt barbar serb, si gjenocid i serbëve mbi myslimanët. Mostheksimi i emrit të këtij gjenocidi do me thënë amnesti të popullit që e ka kryer gjenocidin, do me thënë pajtim me politikat gjenocidale të Vuçiqit, do me thënë qëndrim në një vijë me deklaratën e Vuçiqit i cili mohon se ka qenë gjenocid serb por se ka qenë “akt i tmerrshëm kundër njerëzimit”! Kush e bëri atë akt të tmerrshëm kundër njerëzimit? Këtë nuk e di as Vuçiqi dhe as Shaqir Fetai.
Pse Shaqir Fetai frikësohet që t’ia japë emrin e vërtetë këtij gjenocidi? Ky gjenocid i përket popullit serb dhe, përderisa kjo nuk nënvizohet, atëherë, je mohues i këtij gjenocidi! Ke informacion se çka ka ndodhur, se ku ka ndodhur por se kush e ka shkaktuar atë ndodhi, për këtë nuk ke informacion, ë?
Shaqir Fetai, me gjasë po shantazhohet nga strukturat serbe me të cilat ka bashkëpunuar më herët. I rrinë mbi qafë si me shpatë Demokleu me dosjen që e kanë për të dhe, mbase e kanë shantazhuar, nëse kruhesh nga ne do ta publikojmë edhe ndonjë faqe edhe më të rëndë nga dosja “ORAO”! Ndryshe, si mund të shpjegohet qëndrimi i Shqir Fetait se ka pasur gjenocid në Srbrenicë por pa e përmendur shkaktarin e fëlliqtë të këtij gjenocidi.
Përkujtimin e vet Shaqir Fetai e përfndon: “Lutemi që ngjarje të tilla mos të ndodhin më asnjëherë.” Pra, ai mendon se kjo ngjarje ka ndodhur vetëvetiu, nuk ka shkaktar, natyrshëm paska ardhur ky gjenocid! Shaqir Fetai është i njohur si “alim” me qëndrimet e veta “as mish e as peshk”! Por, ta përdorë këtë metodë prej demagogu edhe në rastin konkret, ky qëndrim hedh turp mbi mbarë popullin mysliman i cili “përfaqësohet” prej tij! Shyqyr që popullata e gjërë e ka kuptuar, e mohon jo vetëm si “drejtues” por edhe si pjesëtarë të vetin duke e konsideruar si masë tumurale në trup të shëndoshë e cila duhet të hiqet sa më parë dhe të hidhet në pleh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *