Nëse shfletoni fb-un paçavurë të Shaqir Fetait, do të gjeni shum telegram-ngushllimi, shumë vizita-ngushllimi, shum pjesmarrje nëpër ceremoni-varrimesh të myslimanëve të rëndomtë, të cilëve madje as emrat nuk ua di, porse, ja që kur i duhet për marketing, e bën edhe këtë veprim Shaqua.
Pastaj do ta lexoni fjalimin e tij kushtuar Hixhretit! Ndërsa një ditë më vonë, më 9 korrik (27 vite më vonë – 9 korrik 1997, kur ndodhën ngjarjet tragjike të Gostivarit, ngjarje që as këtë nuk e përkujtoi!!!), do të ndërrojë jetë edhe atdhetari, patrioti, neo-ballisti, djali i të madhit Xhemë Gostivari – Qani Hasa. Ky patriot vdiq në moshën 82 vjeçare në Shkup, ndërsa varrimi u bë në Simnicë të Gostivarit.
Qani Hasa ishte një prej personazheve tipike kombtare që “përsëriti” hixhretin, duke migruar në Australi dhe duke vazhduar luftën shekullore kombëtare për liri, barazi e pavarësi.
A e pa dikush në ceremoninë e varrimit te tij Shaqir Fetain?
Ndoshta edhe ka marrur pjes diku në ndonj cep, porse askush nuk e ka vërejtur, askush nuk e ka përfolur pjesmarrjen e tij, madje as që e ka shënuar një “aktivitet” të tillë të tij!
Pse Shaqir Fetai nuk e shprehu një telegram ngushëllimi?
Pse Shaqir Fetai nuk e vizitoi asnjë pjestar të familjes së tij, asnjë mik e bashkëluftëtar të tij për ta përkujtuar këtë veprimtar-bir të një patrioti të padiskutueshëm siç ishte Xhemë Gostivari?
Pse nuk e përkujtoi në FB-un e tij, apo sepse ishte i zënë duke vizituar ambasadorin e Kuvajtit në Sofje (mbase për ta justifikuar keqpërdorimin e donacionit kuvajtian për stipendi për studentët e FSHI-së), apo duke realizuar vizitë të kotë te Kryemyftiu i Bullgarisë!
Pse ka frikë Shaqir Fetai të përkujtojë këtë trim gostivaras? Nga kush frikësohet, kush nuk e lë ta përkujtojë: familja trime e Xhemë Gostivarit apo nuk e lënë punëdhënësit e tij në shërbimet e spiunimit në llogari të UDB-së?
Apo ndoshta Shaqir Fetai nuk prezanton në atë “ambient” që mbanë erë nacionalizmi dhe kombëtarie, të cilat i mohon duke i etiketuar sipas stilit të udbashëve të rrezikshëm.
Simnica është në Gostivar, fare pran fshatit të Shaqir Fetait! Aty më 9 korrik u varros njëri prej patriotëve rilindasë të fundit që ka shqiptaria e këtyre trevave. Post-hume është dashur që Shaqir Fetai ta dekorojë me “Hoxhë Vehbi Dibra” dhe jo ta keqpërdorë këtë dekoratë të BFI-së të themeluar nga ish-reisi h. Sulejman f. Rexhepi dhe sekretari historik h. Afrim ef. Tahiri, duke ua dhënë turlifarë mahluku!
Shaqir Fetai gjithçka mund të gëlltisë por jo edhe famën patriotike dhe nacionaliste të ndonjë shqiptari, sepse me këtë gjest do ta hidhëronte “mbikëqyrësin” e tij në karrierë. Për karrierë ky ta mohon edhe fenë!
Sidoqoftë, Qani Hasa u mëshiroftë nga i Madhi Zot dhe e shpërbleftë me të gjitha të mirat e Tij, për kontrbutin e pakontestueshëm patriotik e fetar që e konceptoi si vazhdimësi të veprimmntarisë së babait të vet, Xhemë Gostivarit./S.I./