Dy persona janë lënduar, si pasojë e një gjuajtje me armë zjarri që ka ndodhur sonte rreth orës 20:30 në rrugën Zahir Pajaziti në Podujevë.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se policia është informuar për të shtëna armësh në rrugën kryesore në Podujevë, dhe se njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim rreth këtij rasti, ka thënë Ahmeti. “Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë policia ka arrestuar dy persona të dyshuar”, ka shtuar tutje ajo.
