Për herë të 48 sot ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.
Nga 100 deputetët që ishin në sallë, 51 votuan për, nuk pati asnjë votë kundër e asnjë abstenim.
Seanca tjetër mbahet të shtunën më 19 korrik në ora 11:00