Franca ka kërkuar mbledhje urgjente në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pas sulmeve të SHBA e Izraelit ndaj Iranit.
“Besnike ndaj parimeve të saj dhe e vetëdijshme për përgjegjësitë ndërkombëtare, Franca po kërkon një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Jam në kontakt të ngushtë me partnerët tanë evropianë dhe miqtë në Lindjen e Mesme”, ka shkruar presidenti francez, Emmanuel Macron në X.
Macron më tej ka thënë se duhet ndaluar përshkallëzimi i situatës dhe regjimi iranian duhet të kuptojë se tani nuk ka tjetër alternativë përveçse të angazhohet me mirëbesim në negociata për të ndaluar programet e tij bërthamore dhe balistike, si dhe aktivitetet e tij të destabilizimit rajonal.
