Zelensky: Marrëveshja e paqes me Rusinë pothuajse e përfunduar

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë është “90 për qind e gatshme”. Deklarata u bë gjatë fjalimit të tij të Vitit të Ri, ku ai vuri theksin te rezistenca e Ukrainës ndaj agresionit rus.

Sipas Zelenskyt, 10 për qindëshi i mbetur i marrëveshjes është vendimtar, pasi do të përcaktojë jo vetëm të ardhmen e Ukrainës, por edhe stabilitetin e Evropës, pas gati katër vjetësh konflikt.

Nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin, në mesazhin e tij të Vitit të Ri, u shpreh se beson te forcat ruse dhe te “fitorja” e tyre.

Ndërkohë, Moska ka akuzuar Ukrainën se ka tentuar të sulmojë me dronë rezidencën private të Putinit pranë Liqenit Valdai. Autoritetet ruse kanë publikuar pamje dhe një hartë që, sipas tyre, tregojnë se dronët janë nisur nga rajonet ukrainase Sumy dhe Chernihiv. Kievi i ka mohuar kategorikisht këto akuza.

Kremlini ka paralajmëruar se incidenti i dyshuar mund të ndikojë në qëndrimin e Rusisë ndaj negociatave të paqes. Megjithatë, shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, i ka quajtur pretendimet ruse një përpjekje të qëllimshme për të shpërqendruar dhe minuar procesin e paqes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *