Policia kroate thotë se një murgeshë, e cila pretendoi se ishte sulmuar nga një burrë i panjohur në rrugë, e raportoi rremë sulmin. Pas një hetimi penal, u përcaktua se gruaja 35-vjeçare ishte vetëplagosur me një thikë që e kishte blerë më parë në një dyqan në Zagreb,
Një pretendim që qarkulloi me shpejtësi në median sociale X në fillim të dhjetorit 2025 ndezi debat dhe zemërim ndërkombëtar: një postim viral pretendonte se një murgeshë katolike në Kroaci, Motra Marija Tatjana Zrno, ishte “therur për vdekje nga një migrant i paidentifikuar” në një “sulm të motivuar fetarisht”.
Postimi shoqërohej me akuza të rënda për heshtje mediatike dhe diskriminim fetar.
Por historia është krejtësisht e pavërtetë!
Jo vetëm që Motra Marija Tatjana Zrno është gjallë, por Policia kroate, pas hetimit të plotë, arriti në përfundimin se ajo e kishte goditur veten me thikë dhe se pretendimi për sulm nga një migrant ishte i sajuar.
Autoritetet nisën hetime ndaj saj për raportim të rremë të një krimi, një vepër penale sipas ligjit kroat.
