Washington Post publikon 18500 emra fëmijësh të vrarë në Gaza, mbi 900 nuk e kanë festuar as ditëlindjen e parë

Gazeta amerikane, Washington Post ka publikuar emrat e fëmijëve të vrarë në Gaza që nga fillimi i konfliktit midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas më 7 tetor 2023.

Kjo listë, të cilën mund ta gjeni këtu, është plotësuar me disa rrëfime individuale si dhe me disa fotografi që familjet e fëmijëve të vrarë ia kanë dërguar Washington Postit.

Gjatë shfletimit të listës, pas çdo 500 emrash shfaqet një mesazh që tregon numrin e emrave të lexuar deri në atë pikë.

Në tekst theksohet gjithashtu se fëmijët përbëjnë deri në 31 për qind të viktimave të agresionit izraelit në Gaza, dhe se 900 prej tyre janë vrarë para se të mbushnin një vjeç.

Washington Post gjithashtu shkruan se një numër i madh i fëmijëve janë vrarë në sulmet ajrore izraelite, duke theksuar veçanërisht numrin e madh të fëmijëve të vrarë në radhët për ushqim, ujë dhe ndihmë humanitare.

Përmendet gjithashtu se sa fëmijë kanë vdekur nga uria, dhe Izraeli përmendet qartë si fajtor për shkak të bllokadës ndaj hyrjes së ndihmës humanitare në këtë enklavë palestineze.

Washington Post ka cituar edhe disa zyrtarë ndërkombëtarë, të cilët kanë dënuar qartë vrasjen e fëmijëve në Gaza nga Izraeli. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *