Video nga Gaza, një luftëtar palestinez sulmon në mënyrë të pavarur dy tanke izraelite

Një pamje dramatike nga Rripi i Gazës është shfaqur në rrjete sociale, duke treguar një moment jashtëzakonisht të guximshëm dhe të rrallë nga luftimet në pjesën jugore të kësaj enklave palestineze.

Videoja është bërë në Khan Younis, tregon një luftëtar palestinez që del nga një ndërtesë i vetëm dhe i afrohet tankeve izraelite, duke futur më pas pajisje shpërthyese dhe duke i shpërthyer ato.

Ky është një lloj luftimi i afërt që shihet rrallë në një mjedis urban, ku një luftëtar në afërsi të tankeve shfrytëzon njohurinë e terrenit dhe elementin e surprizës për të kryer një sulm vdekjeprurës.

Pamjet tërhoqën shumë vëmendje në internet, janë pamje për të cilat u fol edhe në media izraelite, duke thënë se krahas të gjithave operacioneve luftarake izraelite në Gaza, se fundmi janë ashpërsuar sulmet kundër pozicioneve të ushtrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *