Vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Në Qendrat Komunale të Numërimit, edhe sot, po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.

KQZ njofton se ky proces po bëhet duke ofruar transparencë të plotë dhe nën monitorimin e vëzhguesve.

Në platformën e rezultateve po bëhet transmetimi i rezultateve nga QKN.

Ndryshe është përmbyllur verifikimi i rezultateve të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në 9 komunat.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri të mërkurën në mëngjes, është përmbyllur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime, në 1,763 (68,95%) kuti votimi, nga 2,557 sa janë gjithsejtë.

Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *