UÇK në foltoren e Kuvendit

Tri shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot janë brenda sallës plenare të Kuvendit të Republikës, në 18 vjetorin e shtetësisë.

Ato janë të vendosura në foltoren e Kuvendit, aty ku po mbajnë fjalime krerë shtetëror.

Presidentja e shtetit tha se UÇK-ja është ideali më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët ndër shekuj.

“Ajo është zemra e rezistencës kombëtare dhe përgjigjja e një popullit të shtypur ndaj një regjimi gjenociadal. Kjo luftë ishte gjithnjë e drejtë, gjithnjë e pastër dhe gjithnjë e domosdoshme. Çdo përpjekje për ta njollosur atë, për ata relativizuar, apo për ta barazuar viktimën me agresorin, është jo vetëm e padrejtë, por edhe historikisht e pavërtetë dhe tërësisht e papranueshme. Krerët e UÇK së që sot gjinden në Hagë së bashku me mijëra luftëtarë të të tjerë dhe me mbështetjen e palëkundur të popullit të Kosovës u ngritën për liri, dinjitet dhe për të drejtën e patjetërsueshme për të lejuar të lirë në atdheun e tyre”, tha Osmani.

Derisa gjithë salla është përplot, ulëset e zbrazëta janë të deputetëve të Listës Serbe të cilët nuk morën pjesë në këtë seancë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *