Trump e Putin takohen në Alaskë javën e ardhshme për bisedime për Ukrainën

Donald Trump ka deklaruar se javën e ardhshme do të takohet me Vladimir Putinin për të biseduar rreth luftës në Ukrainë, duke thënë se përfundimi i luftës tre vjeçare e gjysmë do të duhej të përfshinte “një shkëmbim të caktuar territoresh”.

Trump tha se planifikon të takohet me presidentin rus të premten e ardhshme (15 gusht) në Alaskë. Vendndodhjen e bëri të ditur në një postim të shkurtër në platformën Truth Social.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, konfirmoi datën dhe vendin e takimit, duke cituar ndihmësin e Kremlinit, Jurij Ushakov, raporton BBC.

Ushakov deklaroi se në Alaskë dhe Arktik interesat ekonomikë të SHBA-së dhe Rusisë përplasen dhe ekzistojnë mundësi për zbatimin e projekteve të mëdha. Ai gjithashtu shtoi se pret që takimi i ardhshëm të mbahet në territorin e Rusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *