Sllovakia u godit nga një tërmet me magnitudë 4.2, njoftoi Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).
Epiqendra u regjistrua 28 kilometra në juglindje të Bratislavës, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Deri më tani, nuk ka raportime për dëme materiale.
Shumë qytetarë i përshkruan dridhjet në rrjete sociale.
“E gjithë shtëpia u drodh dhe pati një zhurmë si shpërthim dy ose tre herë, si kur bie borë e madhe nga çatia. Një ndjesi mjaft e frikshme. Asnjë dëm i dukshëm”, tha një banor sllovak.
Një tjetër shtoi: “Ndjehej sikur kishte ndodhur një shpërthim i madh afër. Mendonim se shtëpia do të shembej. Të gjithë fqinjët vrapuan në rrugë”.
Tërmeti u ndje edhe në Hungarinë fqinje.
“Zgjati rreth katër sekonda, por ishte mjaft i fortë”, dëshmoi një banor i atij vendi.
