Tërmet në Kosovë

Lëkundje tërmeti janë ndjerë të enjten në orën 22:43 në pjesën lindore të Kosovës. Lëkundjet janë regjistruar edhe në faqen EMSC.

Sipas faqes zyrtare të EMSC, tërmeti ka pasur magnitudë 2.7 dhe ka goditur rajonin kufitar ndërmjet Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra është regjistruar rreth 33 kilometra në juglindje të Prishtinës dhe 3 kilometra në jug të Gjilanit, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *