Suspendohen 4 zyrtarë policorë për rastin e vrasjes së trefishtë në Gjilan

Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar katër zyrtarë policorë, të dyshuar për lëshim profesional apo përfshirje në veprimtarinë kriminale të të dyshuarit i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

“Bazuar në rekomandimin e IPK-së janë suspenduar një rreshter policor dhe një hetues nga njësiti i hetimeve rajonale të Drejtorisë rajonale në Gjilan, një rreshter policor – shef i hetimeve në  Stacionin Policor të Novobërdës dhe një zyrtar policor i angazhuar në Njësinë e Reagimit të Shpejtë, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan”, thuhet në komunikatën për media.

Inspektorati Policor i Kosovës, në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Gjilan është duke zhvilluar hetime penale paraprake ndaj të lartcekurve lidhur me dyshime për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme me elemente të veprës penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *